Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Arbitrat "mendojnë" për futbollistin e PARTIZANIT, Bledi Shkëmbit i "ngrin" buzëqeshja

Shkruar nga NEWSPORT
Arbitrat "mendojnë" për futbollistin e PARTIZANIT, Bledi

Ardit Hila ishte në dyshim për ndeshjen e djeshme të planifikuar mes Partizanit dhe Teutës. Por, shtyrja e kampionatit për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrave, i shkon për shtat mesfushorit të kuq. Tashmë, ai ka kaluar dëmtimin, por nuk ka arritur 100 përqindëshin e formës së tij.

Në planet e trajnerit Skënder Gega ka qenë si titullar dhe pritej rikthimi i tij që reparti i mesfushës të ishte i plotësuar. Kësisoj, nëse ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen të martën, fundjavën e ardhshme gjasat janë që Ardit Hila të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Ish-lojtari i durrsakëve rikthehet pas një periudhe të gjatë dhe pikërisht ndaj ish ekipit të tij, Teutës. Në këtë mënyrë, trajneri Bledi Shkëmbi duhet të marrë mirë masat në mesin e fushës, pasi cilësitë e 26-vjeçarit tashmë njihen.

Poll

Lexo gjithashtu