
Arabia Saudite nuk ka ndërmend të ndalet. Shteti arab ka vendosur të tundojë një tjetër lojtar që luan në Europë. Më saktësisht te Barcelona kanë ppikasur sulmuesin brazilian, Raphinan.
Sipas gazetaerit të njohur, Achraf Ben Ayad skuadra katalanase ka marë një ofertë për shërbimet e 26-vjeçarit. Po sipas të njëjtit burim bëhet me dije se pavarësisht ofertës që mund të ketë marrrë Barça, sulmuesi duket i vendosur për ta refuzzuar.
Lojtari synon qëndrimin në “Camp Nou” pasi dëshiron të jetë protagonist me fanelën e kampionëve të Spanjës të paktën edhe në sezonin e ri. Me fanelën e Barçës ka luajtur në 50 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.
Poll