Apolonia u surprizua nga vendimi i trajnerit Rogriguez për të dhënë dorëheqjen nga detyra. Spanjolli ishte kthyer në vendlindje për pushimet dimërore dhe vendosi për të mos u kthyer më në Shqipëri duke i komunikuar drejtuesve dhe skuadrës dorëheqjen e tij.
Në këtë situatë, fierakët janë vënë në kërkim të zëvëndësuesit dhe kanë dy emra në mendje. Bëhet fjalë për dy njohje të vjetra si Besmir Shabani dhe Artan Mërgjyshi. I pari është më i vështirë për t’u arritur pasi është nën kontratë me klubin arab Al-Batin deri vitin tjetër dhe vështir se do të heqë dorë nga skuadra që sapo ka shpallur kampion për moshat U-19.
[caption id="attachment_685835" align="alignnone" width="392"] Trajneret e Apolonise, Dovedan dhe Shabani[/caption]
Sa i përket Mërgjyshit, situata duket më e lehtë pasi ai është pa kontratë që pas largimit nga Vora. Sipas të gjitha gjasave, Mërgjyshi do të jetë trajneri i ri i Apolonisë për pjesën e mbetur të sezonit.
[caption id="attachment_695873" align="alignnone" width="470"] Artan Mergjyshi[/caption]
Zyrtarizimi i trajnerit të ri do të bëhet së shpejti me klubin fierak që do të nisë mini-fazën përgatitore për rifillimin e gjysmës tjetër të sezonit me ndeshjen e parë që do të luhet më 20 janar ndaj Flamurtarit në shtëpi. Apolonia aktualisht ndodhet brenda objektivave teksa mban vendin e 5-të në zonën Play-Off, 6 pikë larg vendit të 7-të dhe vetëm 4 nga i 3-ti.