
Anthony Joshua kampion bote për peshat e rënda në boks është vetizoluar pas marrjes vesh se Princ Charles ka dal pozitivë me Coronavirus. Arsyeja është se në 9 mars boksieri ishte në një event së bashku me Mbretëreshën Elisabet, Princin Charles dhe Kryeministrin Boris Johnson. Frika e një kontakti dhe marrjes së virusit në këtë takim e ka bërë Joshuan që të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë.
Lajmin për këtë vendim e ka dhënë zëdhënësi i tij i cili përmes një deklarate u shhpreh: “Joshua është në shtëpi dhe po ndjek udhëzimet e duhura. Është në formë dhe falënderon ata që janë në linjën e parë duke luftuar koronavirusin.”
Poll