
Andrea Agnelli foli në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit, e fundit me të si president. Bordi drejtues i Juventusit dha dorëheqjen dhe sot më 27 dhjetor në mbledhje e fundit ku do të dorëzojë edhe çelësat, Agnelli theksoi se nuk ka qenë aspak e lehtë të ikte nga “Zonja e Vjetër”.
"Largimi nga zyra si president nuk ishte i lehtë, por unë gjithmonë kam punuar shumë për të marrë rezultate. Juventusi vjen para së gjithash dhe tani ne duhet të mbrojmë interesat e klubit. Personalisht jam i bindur që kam bërë mirë në këto vite presidencë, prandaj ishte e drejtë të bëhej një hap prapa, kompania duhet të mbrojë pozitat. Rezultatet e arritura ishin të jashtëzakonshme.
Jam shumë i bindur se kam bërë mirë dhe jemi ngushëlluar nga mendimi i profesionistëve dhe ekspertëve të pavarur, të cilët kanë vërtetuar korrektësinë e plotë të punës së Bordit tone”, ka deklaruar ndër të tjera Agnelli.