
Forma e mirë dhe pritjet e shkëlqyera, kanë kthyer vëmendjen te portieri i Barcelonës. Marc Andre ter Stegen përflitet se është vendosur në shënjestrën e tre top klubeve europiane. Portieri 27 vjeçar u bashkua me blaugranat në verën e 2014 nga Gladbah, duke kaluar plot pesë vite në katërkëndëshin e katalanasve.
Portieri i kombëtares gjermane është nën monitorim të vazhdueshëm nga Paris Sain Germain, Bayern Munchen dhe së fundmi Juventus. Mundo Deportivo shkruan se bardhezinjtë shohin te portieri të ardhmen, duke siguruar të ardhmen e portës. Kontrata e gjermanit skadon në verën e 2021 dhe ende nuk flitet për rinovim. Barcelona duhet të ndihet në presion, pasi tre klube ekonomikisht të forta janë tanimë pas gardianit të tyre.