Inter ka arritur të fitojë kundër Juventus, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të moshave U-19. Zikaltërit kanë triumfuar me rezultatin 3-0 në transfertë, në një takim ku interistët e dominuan. Vlen të veçohet se Andi Hoti ishte protagonist në këtë takim.
Mbrojtësi i Kombëtares U-19 të Kosovës shënoi në minutën e 22-të duke vulosur rezultatin 1-0 për pjesën e parë të sfidës. Edhe e dyta foli për Interin që arriti të merrte një fitore të rëndësishme kundër bardhezinjve të vegjël.

Poll
