
Antonio Rudiger nuk u aktivizua në fitoren e Real Madridit ndaj Getafes të shtunën, pasi u la pushim nga tranjeri pas lodhjes së tij në ndeshjen e parë gjysmëfinales së Champions League ndaj Manchester Cityt.
Rudiger arriti të markonte më së miri Haalandin duke e lënë në hije gjatë gjith ndeshjes.
Pas kësaj ai pritet të startoi sërish titullar në ndeshjen e kthimit më “Ethiad”, këtë gjë e ka konfirmuar vetë tekniku i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti. Në intervistën prag ndeshjes së UEFA Champions League ai konfirmoj se Rudiger do të startojë titullar.
Megjithatë italiani pohoi se e kishte dëgjuar gabim pyetjen origjinale, që mendonte se ishte për Rodrygo.
“Jo, ishte një keqkuptim. Mendova se pyetja ishte për Rodrygo. Ne mund të luajmë Rudiger, ose Militao, ose Camavinga. Ishte një keqkuptim”, ka thënë Ancelotti.