
Ditën e nesërme do të rikthehet edhe magjia e Champions League, ku skuadrat do të zhvillojnë mes tyre edhe sfidat çerekfinale. Real Madrid është skuadra kampione në fuqi dhe si e tillë synon t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.
Carlo Ancelotti të mërkurën do të ketë përballë Chelsean, por siç duket trajneri i madrilenëve shikon përtej çerekfinales. Në një intervistë në “Radio Anch’io Sport”, trajneri italian ka shprehur dëshirën e tij për skuadrën që kërkon ta ketë në finale
“Në këtë lloj ndeshjeje lojtarët do të ndiejnë presion, do të jenë shumë të motivuar, ndaj nuk nevojë për fjalime motivuese. Fjalimi që do të bëhet lidhet me strategjinë e ndeshjes, duke u përpjekur të japë indikacione të qarta dhe të thjeshta për lojtarët, për t’i bërë ata të ndihen të përfshirë. Është gjithashtu një mënyrë për të lehtësuar presionin që këto ndeshje kanë.
A është e vërtetë që jam takuar me Maldinin dhe i dhashë se do të takohemi në Stamboll? Po, ishte një dëshirë për Milanin, që më pëlqen. Në realitet, Milan-Napoli do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar dhe shumë e pasigurt. Mendoj se do të ishte mirë të takohesha me Milanin në finalen e Stambollit, por në fakt të gjithë duan të shkojnë atje”, përfdundoi Ancelotti.