
Largimi i Frank Kessie nga Milani drejt Barcelonës vuri në punë dyshen Maldini – Massara për të gjetur zëvëndësuesin e tij. Objektivi i parë ishte renato Sanches por buxheti i limituar i kuqezinjve nuk i përmbushte dot kërkesat e tij. Në fund, Maldini zgjodhi talentin belg Aster Vrancx nga Ëolfsburg
Në listën e Maldinit tashmë ka hyrë një emër tjetër. Joao Gomes është xhevahiri i Flamengos që pritet të bëj hapin e madh drejt Europës. Për talentin është futur në garë edhe Real Madrid që ka një histori të ngushtë me brazilianët pas transferimeve të Vinicius, Rodrygo dhe Renier vitet e fundit.
Një ofertë prej 30 milionë eurosh do të mjaftojë për Flamengon që ka rinovuar me lojtarin deri në 2027. Për Gomes ka interes edhe nga Premier League me Arsenal dhe Liverpool që kërkojnë të përforcojnë repartin e tyre të mesfushës.