Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ANCELOTTI është i sinqertë: Mendojmë për Champions, ndaj Villarreal nuk ishim fare të motivuar

Shkruar nga NEWSPORT
ANCELOTTI është i sinqertë: Mendojmë për Champions,

Real Madrid u mposht 2-3 nga Villarreal në “Santiago Bernabeu”. Një humbje që thashmë i detyron madrilenët t’i thonë “lamtumirë” titullit kampion, pasi një fitore e Barcelonës ndaj Gironas do ta çonte në 15 diferencën mes tyre.

Pas kësaj disfate ka folur edhe Carlo Ancelotti, i cili është treguar tepër i sinqertë me fjalët e tij. Italiani ka theksuar se vëmendja e tyre ishte te përballja e Champions dhe ndaj Villarreal nuk ishin fare të motivuar.

 “Ishte një ndeshje e vështirë, nuk e patëm të lehtë të rikuperonim topa, kjo për meritë të Villarealit. Krijuam rastet tona, arritëm të shkonim në 2-1, por nuk ia dolëm që të ulnim ritmin e ndeshjes më pas.

E vërteta është se e kemi pasur të vështirë të jemi 100% të motivuar, është krejt normale. A mendonim edhe për ndeshjen e Champions League? Sigurisht që po. Por duhet të luanim më mirë, edhe pse nuk ishim të motivuar maksimalisht.

Ne nuk ishim të organizuar, ndryshe nga Villareali. Ata e qarkulluan shumë mirë topin. Gjithsesi, të mërkurën do të jetë një tjetër histori”, u shpreh trajneri italian i kampionëve të Europës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga