Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ançeloti bën "lëmsh" Napolin, lojtarët dalin në mbrojtje të trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
Ançeloti bën "lëmsh" Napolin, lojtarët dalin

Napoli arriti një fitore të thellë 4-0 ndaj Genk në "San Paolo", ndeshje e vlefshme për UEFA Champions League. Duke lënë pas të gjitha problemet që kanë në grup, napolitanët arritën që të kuaifikoheshin në 1/16 e Champions League.

Në Itali janë të sigurt se i larguari i parë nga të kaltërit do të jetë tekniku Ançeloti, ku pritet të zëvendësohet nga nxënësi i tij, Gennaro Gattuso. Megjithatë edhe pas krizës në grup, lojtarët vazhdojnë ti qëndrojnë besin trajnerit të tyre. Pas ndeshjes qëndërmbrojtësi kryesor i Napolit, Kalido Koulibaly foli direkt në mbështetje të Ançelotit.

"Ne nuk vendosim largimin e trajnerit. Grupi është i vetëdijshëm për situatën, ne kemi humbur besimin këtu. Situata zgjidhet vetëm nëse mbetemi të bashkuar dhe tifozët të jenë me ne. Ançeloti bën gjithçka për të na ndihmuar, unë jam dhe do të jem me të", tha Koulibaly.

Një tjetër mbrojtës që i ka dal në mbrojtje ka qenë dhe Kostas Manolas.

"Ne nuk do të luajmë kurrë kundër trajnerit apo ndonjë tjetri. Ne gjithmonë luajmë për ekipin, tifozët dhe veten tonë. Të luajmë kundër, nuk do të ndodhë kurrë", tha Manolas.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga