
Protagonist absolut në Kupën e Botës me Maroku, Sofyane Amrabat ka folur për spanjollen Marca për momentin që po kalon dhe të ardhmen e tij, me skuadra si Liverpool apo Atletico Madrid që kanë shprehur interes për të.
“Është nder i madh të jesh i lidhur me këto lloj klubesh. Tani për tani unë po luaj te Fiorentina. Kam shumë respekt për klubin tim, është ekip i madh. Kam një trajner ekslenent dhe një marrëdhënie të mrekullueshme me presidentin Rocco Commisso, i cili më solli në Firenze, gjithashtu edhe me Jore Barone dhe Daniele Prade. Kam shumë respekt për ta dhe klubin.
Por është e vërtetë që Simeone pëlqen lojtarë me karakteristika si të miat. Unë kam gjithashtu nëj trajner të madh te Fiorentina. Nuk dua të flas shumë për të tjerët. Por mund të them që mua më pëlqen gjithashtu stili i Cholos. Ai ka fituar shumë dhe e respektoj. Lojtarët në ekipin e tij janë fizikisht të fortë dhe agresiv, më pëlqen të luaj kështu.”- tha mesfushori.