Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Amir Rrahmani larg Napolit, drejtuesit kërkojnë 20 milionë euro për shërbimet e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Amir Rrahmani larg Napolit, drejtuesit kërkojnë 20 milionë euro

Amir Rrahmani duket gjithmonë e më larg Napolit këtë sezon. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës mund të mbyllë aventurën te kampionët e Serie A, nëse në drejtim të tij do të vinte një ofertë që kënaq kërkesat e drejtuesve.

Për mbrojtësin fillimisht ka treguar interes Atalanta, ndërsa gjithashtu në La Liga është Atletico Madrid. Diego Simeone e shikon Rrahmanin si të duhurin për formacionin e tij, madje e ka ndjekur nga afër në duelin mes Real Madrid he Napolit të luajtur në Champions.

Drejtuesit e kampionëve italianë për të lënë të lirë lojtarin kërkojnë jo më pak se 20 milionë euro. Madje Napoli mund të heqë dorë që në merkaton e janarit nëse për 29-vjeçarin do të paguanin më shumë se 20 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga