
"Corriere dello Sport" ka zbuluar sot të ardhmen e Alvaro Moratës, i cili aktualisht luan tek Real Madridi. Pas një periudhe të mirë tek Juventusi, atë e mori sërish klubi që ka kartonin e ti, Real Madridi, por si duket, për sulmuesin nuk është gjetur një vend në formacion dhe ky i fundit mund të largohet sërish.
E përditshmja italiane ka shkruar sot, se Morata mund të rikthehet sërish tek ekipi i tij, Juventusi, ku sulmuesi gjeti veten shumë mirë gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit.
Vetë sulmuesi thuhet në shkrimin e të përditshmes italiane, nuk ishte i pakënaqur me vendimin e tij për tu kthyer tek Real Madrid verën e kaluar, por ishte klubi ai që vendoste, duke mos lënë sulmuesin të bëjë zgjedhjen e tij. Morata, ka shënuar 9-të gola në 21 paraqitje për Los Blancos këtë sezon, ka startuar vetëm në një nga katër ndeshjet e fundit të Realit në të gjitha garat.
[gallery columns="1" size="full" ids="70424"]