
Alma Angjo është mjekja e ekipit të Pogradecit. Mjekja e ekipit të Kategorisë së Parë ka thyer çdo tabu duke ushtruar si profesion mjeken në ekipin liqenor duke mos pyetur për paragjykimet që mund t'i bëjnë në momentin që zbret në fushën e blertë për të dhënë ndihmën mjekësore lojtarëve.
Lidhja e saj me sportin ka nisur para gjashtë vitesh. Ajo ka qenë pjesë e Kombëtares së të rejave në volejboll për femra dhe nga aty ka kaluar te Pogradeci, ku prej tre vitesh bën rolin e mjekes te liqenorët.
Poll