
Massimiliano Allegri ka vendosur një rekord personal, pas fitores 1 me 0 që Juventus korri me Romën. Ai u bë trajneri me më shumë fitore 1 me 0 në futbollin italian me plot 76 herë.
Deri para ndeshjes me Romën, qëndronte me 75 fitore bashkë me Ancelottin. Ky i fundit ndodhet në Spanjë si trajner i Real Madrid.
Allegri me fitoren kundër djemve të Mourinhos, koleksionoi 3 pikë mjaft të vlefshme, që e çuan 2 pikë prapa Interit kryesues. Dhe pse Juventus nuk ka shkëlqyer me fitore të thella, ka ditur si të tregohet cinik.
Poll