Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Allan nuk gjen paqe në Napoli, mesfushori sulmohet në banesë

Shkruar nga NEWSPORT
Allan nuk gjen paqe në Napoli, mesfushori sulmohet në banesë

Nuk ka paqe për mesfushorin e Napolit, Allan, protagonist në situatën negative që po kalon ekipi i Ançelotit. Braziliani ka pasur probleme dëmtimi që nga ndeshja me Atalantën, duke munguar në takimet e tjera. Ky i fundit ka pasur edhe një "duel" me djalin e presidentit De Laurentis, teksa nuk ka dashur të jetë pjesë e një "izolimi" që numri një i stolit urdhëroi. Allan dhe djali i De Laurentis kanë shkëmbyer fjalë ofenduese mes tyre, teksa mesfushorit i është kujtuar paga.

Kjo përsa i përket fushës, pasi Allan ka qenë protagonist ose më mirë viktimë i një sulmi në Napoli. Një grup hajdutësh kanë hyrë në banesën e brazilianit, në momentin që në shtëpi ishin familjarët e tij. Në momentin e ngjarjes, mesfushori nuk ishte prezent, duke e bërë edhe më të vështirë situatën. Gjithçka ka kaluar pa viktima, por Allan po përjeton një situatë të vështirë me Napolin dhe në Napoli.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga