Bomberi i Skënderbeut, Ali Sowe në një intervistë për ''tuttomercatoweb'' ka treguar për eksperiencën e tij te Skënderbeut, situatën te klubi korçar dhe për të ardhemn. Soëe tha se ndihet mjaft mirë te korçarët, por në fund të vitit ai do të rikthehet te Chiev, nga dhe ku është huazuar.
-Si po shkon eksperienca e re te Skënderbeu?
Jam shumë i lumtur në Shqipëri. Gjithçka po shkon siç e kisha parashikuar dhe siç e kisha menduar.
-Në takimin e fundit në kampionat realizuat kundër Partizanit…
Ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Është bukur të fitosh ndaj një rivali direkt. Ishte e rëndësishme të fitonim tri pikët. Ne kërkojmë të fitojmë titullin kampion dhe punojmë ndeshje pas ndeshjeje për të arritur objektivin.
-Përse zgjodhët të transferoheshit në kampionatin shqiptar?
Për të provuar një eksperiencë të re. Niveli i kampionatit është i mirë, taktikisht dhe fizikisht. Skëndërbeu është një klub i organizuar më së miri, me drejtuar dhe një staf kompetent.
-Si është të jetosh në Shqipëri?
Ndryshe nga Italia, por është mirë, qetësi.
-Je huazuar për një sezon. Kërkon të bindësh Chievon për t’u rikthyer?
Jam ende një futbollist i Chievos. Për momentin do të përqendrohem te Skënderbeu për të dhënë më të mirën, si në kampionat ashtu edhe në Europa League. Më pas, sigurisht që do të kthehem në Itali me Chievon dhe më pas do të shohim çdo gjë me qetësi.
-Për ata që nuk të njohin, çfarë tipi lojtari është Sowe?
I shpejtë, kërkoj gjithmonë situatat një kundër një dhe më pas të shënoj. Por, di të punoj edhe për skuadrën, eh….