Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Aleksi injoron rrogozhinasit: Të ketë frikë Tirana Egnatian…, ju rrahim sërish; drejtori Shtubina: Fusnit dy topa në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Aleksi injoron rrogozhinasit: Të ketë frikë Tirana

Futbolli është i bukur, ku shpesh prodhon edhe polemika. Sonte në emisionin “Ora Sport” pati një debat të bukur mes Ndriçim Shtubinës dhe Albano Aleksit. Drejtori teknik i Egnatias ngacmoi mesfushorin bardheblu duke i treguar se kampionët i kishin frikë rrogozhinasit. Ai i tregoi se si lojtarët e Egnatias vononin lojën, ndërsa në fund futbollisti i Tiranës i tha që do ta mundnin sërish skuadrën e Duroës.

Pjesë nga debati:

Shtubina: “Nuk jam i mërzitur me humbjen me Tiranën, sepse Tirana na kishte frikë”.

Aleksi: “Kështu e mendon drejtori. Të ketë Tirana frikë Egnatian… Tirana nuk ka frikë asnjë”.

Shtubina: “Unë flas me fakte, shikoje ndeshjen. Në fund Tirana vononte lojën, fuste dy topa në fushë. Kur vërshëlleu arbitri u fut i gjithë stoli në fushë“.

Aleksi: “Do ta tregojmë në fazën e tretë, kur t’ju rrahim prap. Se Tirana nuk ka frikë asnjë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga