Aleksandër Ceferin vazhdon të jetë i “prerë” në qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimin e një finaleje europiane në Arabinë Saudite. Presidenti i UEFA-s sipas “The Telegraf” është shprehur se nuk ka asnjë mundësi që diçka e tillë të ndodhë.
“Askush nuk ka biseduar me mua për këtë temë dhe sigurisht që kjo nuk do të ndodhë. Tifozët japin shumë dashuri për këtë sport dhe ne nuk mund t’ua bëjmë këtë gjë.
Largimet e lojtarëve nga Arabia? Nuk kam qenë i shqetësuar, futbolli europian ka baza të forta. Kjo është historia jonë, kultura jonë, atë çka askush nuk e blenë dot. Nuk i fajësoj futbollistët për këtë pasi kontratat janë të majme. Nëse ata janë në fund të karrierës, mendojnë për një aventurë të re që do të sjellë shumë para”, ka përfunduar Ceferin.