Alcaraz vazhdon të mahnsië, bëhet gjithnjë e më ‘i madh’
Shkruar nga NEWSPORT
Me duar të ngritura dhe me një fytyrë të mahnitur, Carlos Alcaraz festoi fitoren e tij këtë të shtunë në Wimbledon kundër Nicolás Jarry.
Ai e bëri këtë sepse kiliani 27-vjeçar, i 28-ti në botë, e shtyu atë në kufi nga gjatësia e tij prej 198 centimetrash dhe spanjolli diti të përgjigjet me madhështi për t'u rikthyer në fazën e 16-të në Wimbledon, të cilin tashmë e kishte arritur në 2022-shin.
Ndeshja përfundoi 6-3, 6-7 (6), 6-3 dhe 7-5, ndeshje që zgjati 3 orë e 55 minuta.
Të hënën, ai do të përballet me gjermanin Alexander Zverev ose italianin Matteo Berrettini, rivalë edhe më të rrezikshëm, siç është logjike kur avancohet në një Grand Slam.