Albanët kanë bërë përforcimin e fundit përpara sfidës së parë që do të luajnë ndaj Murlanit ditnë e sotme në Kategorinë e Dytë. Skuadra e albanëve ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit të Tiranës.
Bëhet fjalë për Jurgen Pasmaçiu, i cili sipas “Futbolli në Shqipëri” ka firmosur dje me skuadrën e Kategorisë së Dytë. Një përforcim me vlera për Albanët, të cilët bëhen “top” në sulm, ndërsa synon të jetë protagonist me fnalën e ekipit të ri.
Kujtojmë se Pasmaçiu vjen nga radhët e Ilirisë, ku luajti pjesën e dytë të sezonit, ndërsa ka dalë nga akademia e Tiranës, teksa ka luajtur me Tiranën U-21 para se të kalonte në Fushë – Krujë.
[caption id="attachment_707234" align="alignnone" width="807"] Jurgen Pasmaciu me fanelen e Tiranes U-21[/caption]