Surpriza e sezonit të kaluar për Konyaspor ishte Alban Meha, i cili tashmë nuk është më pjesë e skuadrës bardhegjelbër. Tani e tutje ai do të luajë në Arabinë Saudite tek Al Nasser.
Ai shënoi 4 gola dhe dha 5 asiste si dhe një gol në Kupën e Turqisë. Ish-mesfushori i kombëtares firmosi kontratë 1+1 verën e shkuar në Turqi, por klubi arab ka paguar tashmë shifrën e transferimit.
Janë trefishuar shpenzimet për lojtarin, çka do të thotë se transferimi te Al Nassri zyrtarisht përshkruan se lojtari do të paguhet me një pagë të mirë siç është raportuar. Paga e Mehas do të jetë rreth tri herë më shumë sa ajo që fitoi te Konyaspor. Kjo është një shifër me vlerë prej 1 milionë euro në vit.
Poll