Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Alban Bushi i mërzitur pas barazimit: Nuk na deshi fati, do të vëzhgoj 80 futbollistë të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Alban Bushi i mërzitur pas barazimit: Nuk na deshi fati, do të

Alban Bushi ka dhënë një prononcim pas barazimit kundër Estonisë. Trajneri i Shpresave deklaroi për mikrofonin e RTSH-së:

“Më vjen keq, sepse luajtëm një ndeshje të mirë, ushtruam presion, krijuam lojë. Ekipi ynë është shumë i mirë, por sot vetëm fati nuk ishte me ne. Sot kishim 8 mungesa të rëndësishme, por skuadra u soll mirë dhe bëri gjithçka si duhej, ndaj një kundërshtari që u mbrojt me të gjitha forcat. Edhe kartoni i kuq na prishi shumë punë, sepse po dominonim dhe në fund do ta shtonim edhe më shumë presionin.

Ne kemi shumë talente, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Skuadra U-21 ka shumë lojtarë, edhe ekipet U-19, U-17 dhe tani që është krijuar edhe U-15, kanë lojtarë me shumicë dhe kombëtarja e madhe ka të ardhme të sigurt. Vetëm unë kam rreth 80 lojtarë në listë për t’i ndjekur dhe studiuar. Po të kishim sot në dispozicion gjithë lojtarët e dëmtuar, do të ishte një ndeshje tjetër dhe jam i bindur që do të fitonim. Kjo na ndëshkoi jo pak, sepse bëmë ndryshime në formacion e në vendosje", përfundoi Alban Bushi.

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga