Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Akuza të reja nga Spanja, Neymar rrezikon burgun

Shkruar nga NEWSPORT
Akuza të reja nga Spanja, Neymar rrezikon burgun

Neymar rrezikon deri në 5 vite burg dhe gjobë 10 milionë euro. “El Pais” në Spanjë bën me dije se gjithçka ka të bëjë me fshehjen e të ardhurave dhe evazion fiskal në kohën kur lunte te Barça. Veç saj, Neymar akuzohet edhe për kalimin e tij nga Santosi te Barcelona, aty ku janë të përfshirë edhe drejtuesit e katalanasve.

“Autoritetet tatimore spanjolle dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh. Neymar gjithashtu rrezikon dënimin me dy vjet burg. Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokurori në shifrën 8.4 milionë euro, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelona në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë edhe ato të kompanisë braziliane DIS, e cila në atë kohë pretendonte se zotëronte 40 për qind të të drejtave të lojtarit. Për këto akuza kërkohen pesë vite burg për Neymarin dhe rimbursimin e 150 milionë eurove”, shkruan El Pais.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga