Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Air Albania” i lirë, Tirana zgjedh stadiumin ndaj Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
“Air Albania” i lirë, Tirana zgjedh stadiumin ndaj Teutës

Tirana do të presë Teutën në shtëpi të mërkurën për të luajtur ndeshjen e kthimit të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola dhe bardheblutë synojnë vetëm fitoren për të shmangur një tjetër turpërim që do të ishte shumë i rëndë në kampin kryeqytetas.

Kupa është objektiv për të shpëtuar sezonin pasi në kampionat kanë dalë jashtë edhe nga Final Four. Erbim Fagu kërkon të shijojë fitoren e tij të parë si trajner i Tiranës dhe do ta tentojë ta bëjë ndaj durrsakëve.

Një ndeshje në shtëpi që Tirana do ta luajë sërish jashtë qytetit. Drejtuesit kanë zgjedhur përsëri Elbasan Arenan për të luajtur këtë sfidë. ‘Selman Stermasi’ tanimë nuk është më një opsion, ndërsa ‘Air Albania’ duket si një kosto e tepërt për momentin.

Mbetet të shihet nëse impianti i Elbasanit do të jetë ‘shtëpia e re’ edhe në kampionat apo do të rikthehen në Air Albania. Kujtojmë që menjëherë pas Kupës, Tirana pret Egnatian në shtëpi të hënën për javën e 27-të të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga