Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Agostineli tregon arsyet e përzgjedhjes korçare

Shkruar nga NEWSPORT
Agostineli tregon arsyet e përzgjedhjes korçare

Andrea Agostineli, ish-trajneri i Partizani sezonin e shkuar, ka marrë në dorë "timonin" e kampionëve të Korçës. Në një intervistë për mediat tekniku premton që do të japi maksimumin për skuadrën e re. Në prani të drejtorit sportiv të Skënderbeut, në një konferencë për shtyp, Agostinelli nuk harroi të përmendte skuadrën e "demave", duke i falënderuar për gjithçka qe i kishin dhuruar.

"Njerëzit më kanë qëndruar shumë afër dhe i falënderoj shumë sepse ajo që kanë bërë tifozët e Partizanit për mua ka qenë diçka me të vërtetë speciale dhe do t'u jem gjithmonë mirënjohës. Por për fat të keq në futboll pavarësisht gjithçkaje duhet të ndryshosh faqe, dhe në këto momente profesionalizmi im si trajner më thotë se duhet të jap maksimumin për këtë skuadër. Dua të falënderoj presidentin e Skënderbeut që më dha këtë mundësi, dhe do të mundohem ta shfrytëzoj në maksimum", ka deklaruar trajneri i ri i Skënderbeut.

Sipas teknikut italian, ka qenë pikërisht performanca e mirë e të kuqve, që rivalizuan deri në fund për titullin kampion që e ka bindur Takajn, ta merrte si drejtues të ekipit korçar.

“Unë mendoj se me shumë mundësi, presidenti i Skënderbeut të cilin e falënderoj edhe njëherë tjetër, më ka zgjedhur si trajneri e ri të skuadrës edhe për faktin se ndoshta jam unë trajneri i cili e kam bërë të vuajë më shumë në këto 6 vite kaq të suksesshme, sepse ne me Partizanin e detyruam Skënderbeun ta fitonte titullin në javën e fundit, ndërkohë që sezone më përpara ata kanë mbyllur gjithçka shumë javë përpara fundit të sezonit. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja që më kanë zgjedhur dhe i gëzohem këtij fakti”, ka përfunduar Agostineli.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga