Agjenti i futbollistëve, Enzo Raiola, djali i të ndjerit Mino Raiola, pretendon se Gianluigi Donnarumma është portieri më i mirë në botë. Në një intervistë në DAZN, Raiola foli edhe për largimin e Gigios nga Milani me kuqezinjtë që e zëvëndësuan direkt me Mike Maignan.
Të dy portierët kanë shkëlqyer me ‘Djallin’, por sipas Raiolas nuk ka të krahasuar me gardianin italian.
“Milani nuk donte të priste dhe bënë një zgjedhje, ashtu si dhe ne bëmë tonën. Maignan po bën shumë mirë dhe është titullar edhe me Francën. Por, sot do të thosha që Milani nuk është se ka bërë një përmirësim në krahasim me Donnarumman.
Nuk dua ta ekzagjeroj, por mendoj se Gigio është i pakrahasueshëm për momentin. Ai është portieri më i mirë në botë aktualisht, e thonë të gjithë trajnerët e portierëve”, u shpreh Enzo Raiola.