
U luajt sot java e tretë e Kategorisë së Dytë, kategori që prodhon shumë ngjarje, mbi të gjitha negative, pasi kemi qenë prezent të dhunës dhe të gjykimeve skandaloze. Ndërsa kjo ngjarje zbret sot në "Andon Lapa" të Sarandës, aty ku trajneri i Butrintit, Adriatik Faslliu akuzon gjyqtarët për rezultatin e takimit.
"Butrintin e mundën Gjyqtarët e ndeshjes. Të gjithë e panë pjesën e parë gjykimi u mbajti korrekt, pjesën e dytë luajti edhe arbitri me Kuçovën. Ky është një turp për futbollin, Butrinti luan me 17vjeçar dhe të vij arbitri e ta bëj siç do ai, ky është turp".
"Më mirë mos të marrim pjesë fare, por ta shkrijmë. Në fund të takimit futbollistët së bashku me punëtorët e fushës raportuan tek delegate Dhimitraq Shoni se kur futbollisti i Kuçovës u shtri në fushë dhe arbitri po vononte lojën duke kërkuar barelat, futbollisti i Kuçovës ngrihet ndërsa arbitri i kthehet duke i thënë 'mua më turpëron, pse u ngrite'".