
Gjatë gjithë kohës që ka qenë dhe është në krye të Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka pasur marrëdhënie të tendosura me FSHF-në. Ai e ka sulmuar gjithmonë këtë institucion për mënyrën si e drejton futbollin në vend. I pari i klubit vlonjat ka folur sërish, i ndikuar nga vendimi për të mos rritur numrin e të huajve, dhe e ka akuzuar "qeverinë" e futbollit shqiptar se vepron si në kohën e komunizmit. Për "Panorama Sport" ai është shprehur: "Eshtë skandaloze, që FSHF-ja nuk e mori parasysh kërkesën tonë për shtimin e numrit të të huajve. Nuk e kuptoj çfarë logjike është, por është dashakeqësi. Po frenojnë kapitalzimin. Duka është biznesmen, Libohova financiar, ku e bëjnë biznesin e tyre këta, brenda apo jashtë vendit? FSHF vendos pa na kërkuar mendim dhe po na dëmton. Madje, ka edhe abuzime, pasi favorizojnë ekipin e preferuar. Po rikthehet komunizmi".