 
Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës, njëkohësisht edhe presidente e Vallaznisë, thekson se skuadra ka mbështetje maksimale nga institucioni që ajo drejton. Numri 1 i qytetit verior, Voltana Ademi, është takuar dje me drejtuesit e klubit Vllaznia dhe me trajnerin Armando Cungu. Të gjithë kanë diskutuar për ndërtimin e Vllaznisë së re, që nuk duhet të luftojë për mbijetesë, por për të qenë në majat e Superligës. Për momentin nuk ka asnjë afrim, por vetëm rinovimet e Shtubinës dhe Bardullës, ndërsa Polizoi Arbri ka kaluar te Kukësi. Kryebashkiakja Ademi ka qenë shumë optimiste gjatë takimit dhe e ka garantuar trajnerin Cungu për një mbështetje maksimale. Puna do të vazhdojë me rinovimin e lojtarëve që u ka përfunduar kontrata dhe më pas do të mendohet për blerjen e futbollistëve cilësorë, ndonëse gjetja e tyre është shumë e vështirë.
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       