Mbrëmë nuk ishte një natë e zakontë. Futbollisti i Polonisë, Adam Buksa debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me Kombëtaren, duke shënuar edhe gol. Sulmuesi 25 vjeçar "tundi rrjetën" ndaj Shqipërisë në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin të tijve (4-1 Rezultati final).
Lojtari i lindur në Krakow ëndërronte prej kohësh një debutim të tillë, sakaq mbrëmë iu realizua ëndrra. Buksa aktivizohet në Amerikë, me skuadrën e New England Revolution. Më parë, ka luajtur në Poloni për skuadra si Pogon Szczecin, apo edhe Zaglebie Lubin. Vlen të theksohet se ka qënë pjesë edhe e të rinjve U19 të Novarës.
Poll
