Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Abissnet Superiore” për vajza / 'BIG-ët' bëjnë ligjin, 44 gola në 5 sfidat e javës së 11-të

Shkruar nga NEWSPORT
“Abissnet Superiore” për vajza / 'BIG-ët'

Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza ka mbyllur javën e 11-të me sfidën e fundit të luajtur në kompleksin “Skënder Halili” mes Tiranës dhe Laçit. Ky takim u fitua nga vajzat bardheblu me rezultatin 6-0.

Të shtunën u zhvilluan edhe katër ndeshjet e tjera të javës së 11-të. Vllaznia triumfoi me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Teutës, në një takim të dominuar plotësisht nga shkodranet.

Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat pozitiv pasi mundi Lushnjen 4-0. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për vajzat e Kinostudios.

Në sfidat e tjera, Partizani mundi Gramshin 9-1, ndërsa Apolonia mposhti Skënderbeun me rezultatin e thellë 16-0.

Rezultatet e javës së 11-të:

Gramshi 1–9 Partizani Skënderbeu 0–16 Apolonia Teuta 0–8 Vllaznia Kinostudio 4-0 Lushnja Tirana 6–0 Laçi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga