Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

A do të luajë Neymar ndaj Koresë së Jugut? Tite iu jep fund dilemave

Shkruar nga NEWSPORT
A do të luajë Neymar ndaj Koresë së Jugut? Tite iu jep fund

Ky është lajmi që i gjithë Brazili e priste me ankth. Neymar do të jetë gati kundër Koresë së Jugut mbrëmjen e së hënës në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Kupës së Botës në Katar. Konfirmimi erdhi nga trajneri i kombëtares së gjelbër Tite në konferencën për shtyp në prag të sfidës.

“Po”, ishte përgjigjja e zbehtë dhe e prerë e Tites. Neymar u rikthye në stërvitje me shokët e skuadrës duke treguar se ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që kishte mbajtur të gjithë Brazilin në ankth prej ditësh.

Lajmi tjetër i mirë për Tite është rikuperimi i Danilos, i cili do të luajë si mbrojtës i majtë, duke pasur parasysh mungesën e njëkohshme të Alex Sandro dhe Alex Telles. Lojtari i Juventusit ende nuk e ka rikuperuar plotësisht problemin me ijën që pësoi ndaj Zvicrës dhe trajneri nuk do ta rrezikojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga