
9 prej lojtarëve të Partizanit do të jenë të lirë në fund të sezonit. Një prej tyre është Stenio Junior, sulmuesi që u bashkua me të kuqtë në fillimin e vitit të kaluar. A do të qëndrojë braziliani me të kuqtë? Ende nuk e ka vendosur, të paktën kështu e la të nënkuptohet në një komunikim të shkurtër me një nga gazetarët e Newsport.al.
“Nuk e di”, deklaroi Junior i cili me sa duket pret fillimisht të ulet me drejtuesit dhe më pas të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Kujtojmë që Junior erdhi te Partizani në merkaton e dimrit të shkuar duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Ilir Dajës. Por, këtë edicion forma e tij nuk ka qenë në nivelin e pritur. Aktualisht Junior ka arritur të shënojë 8 gola, teksa është aktivizuar në 24 ndeshje, 21 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë.