
Dita e sotme është e veçantë për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së feston sot ditëlindjen e tij të 63-të, teksa urimet kanë qenë të shumta.
Një urim ka ardhur edhe nga klubi i Superiores, Egnatia. Kampionët në fuqi kanë uruar presidentin Duka me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku krah urimit kanë vendosur një foto të kreut të FSHF me presidentin e Egnatias, Agim Demrozi.
POSTIMI I EGNATIAS:
I nderuar z.Armand Duka,
Në këtë ditë të veçantë, të gjithë ne, në emër të KF Egnatia, dëshirojmë t’ju shprehim urimet më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë e të begatë. Në emër të bashkëpunimit të ngushtë, respektit njerëzor dhe institucional, por edhe të admirimit tonë të thellë për vizionin dhe lidershipin që dëshmoni përditë, urojmë që rrugëtimi juaj të vazhdojë me të njëjtin pasion e përkushtim, duke e çuar futbollin shqiptar edhe më lart. Gëzuar ditëlindjen, president!