
Edicioni i gjashtë i Akademisë së Arbitrimit do të nisë më 16 tetor dhe do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Ky program zhvillohet nga Federata e Futbollit dhe synon afrimin e të rinjve dhe të rejave drejt arbitrimit dhe përgatitjen e tyre sipas standardeve më bashkëkohore.
Akademia e Arbitrimit tashmë është kthyer në një traditë, pasi zhvillohet çdo sezon dhe ka dhënë rezultate konkrete në formimin e arbitrave të rinj, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë së arbitrimit shqiptar.
Aplikimet për t’u bërë pjesë e Akademisë vazhdojnë të jenë të hapura, dhe të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të regjistrohen mund të paraqiten edhe në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në datën 16 tetor.
Të gjithë personat e interesuar mund të dërgojnë gjithashtu email në adresën [email protected] për të aplikuar.