Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Test i rëndësishëm për kuqezinjtë, Shqipëria U-19 përballet në miqësore me Irlandën U-19

Shkruar nga NEWSPORT
Test i rëndësishëm për kuqezinjtë, Shqipëria U-19
Shqipëria U-19

Teksa jemi në pritje dhe në ankth për të pritur sfidën e kombëtares shqiptare përballë Serbisë, të tjerë kuqezinj priten në fushë. Shqipëria U-19 do të dalë nesër në fushën e lojës.

Nesër në orën 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit”, të besuarit e Julian Ahmatajt do të presin Irlandën U-19. Kjo miqësore e djemve të vegjël kuqezinj do të jetë një test mjaft i mirë për ta dhe ish-trajnerin e Tiranës.

Julian Ahmataj gjithashtu pritet të inkuadrojë në fushë edhe talentët premtues të Superiores. Ata të grumbulluarit janë Darius Zadeja (Partizani), Samuel Xhafkollari (Teuta), Murselo Dervishi (Tirana), Bjorni Duka (Dinamo), Ergis Arifi (Teuta), Oresti Rifa (Partizani) dhe Tedi Malaj (Partizani).

Poll

Lexo gjithashtu