Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dikur sillte Real Madrid në Shqipëri! Gramozi gati për rikthimin e BUJSHËM në futbollin elitar, "zbarkon" në Ersekë klubin e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Dikur sillte Real Madrid në Shqipëri! Gramozi gati për rikthimin
Fotomontazh/ KF Gramozi, Real Madrid, Serie A

Erseka është gati që të shkruajë një “faqe të re” në historinë e futbollit. Ditën e sotme, është zyrtarizuar blerja e klubit të futbollit Gramozi nga një grup investitorësh italianë.

Këta të fundit janë treguar të gatshëm dhe kanë bërë të ditur ambicien e tyre për të kthyer Gramozin në një qendër të rëndësishme të futbollit vendas. Është vetë një prej investitorëve, Gerardo Masucci, i cili ka theksuar diçka të tillë.

“Projekti për këtë skuadër është ta rritim në resurse dhe njerëz. Do të sjellim lojtarë të huaj dhe duam ta çojmë në Kategorinë Superiore. E sigurtë deri tan është që Gramozi do të luajë një ndeshje bamirësime me Napolin dhe synojmë ta sjellim skuadrën e rëndësishme italiane në Ersekë”, u shpreh investitori italian.

Në krahun tetër, Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai e sheh këtë mundësi si të “artë” për qytetin e Ersekës. Kreu i Bashkisë Kolonjë ka njoftuar se Erseka do të ketë një kompleks sportiv të modernizuar, në të cilin pritet të stërvitet ekipe të njohura shqiptare.

"E shoh si zhvillim ekonomik dhe të një investimi çka sporti sjell si kontribut si shëndet. Gerardo ishte kërkim dhe veteofrim, për të parë një investim ku ekonomia, turizmi i sjelljes së ekipeve apo akademive është hap i parë. Do shohim ndertimim e një hoteli më gjithë facilitetet që ekipet duan dhe kushtet stërvitore, ngritjen e ekipeve të moshave”, tha Isai.

Gjithashtu, gjatë muajit tetorit në Ersekë pritet edhe një vizitë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për investimin e përbashkët me Bashkinë Kolonjë, për fushat sportive.

Kujtojmë se vite më parë, klubi i Gramozit ia doli që të sillte në Shqipëri një ekip të madh si Real Madrid, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin “Qemal Stafa”.

Poll

Lexo gjithashtu