
Milan ia doli të fitonte ndaj Tottenham në “San Siro” minimalisht, takim i vlefshëm për fazën em eeliminim direkt në Champions League.
Një fitore shumë e rëndësishme për kuqezinjë e Stefano Piolit, por jo vetëm kaq. Nga takimi i mbrëmshëm kuqezinjtë kanë vendosur rekord në Itali.
Tifozët ishin në nivelin më të lartë, jo vetëm për shfaqjen e ofruar, por mbi të gjitha për arkëtimet e klubit. Ndeshja mes Milanit dhe Tottenhamit regjistroi të ardhurat më të larta ndonjëherë në historinë e futbollit italian: 9,133,842 euro. U thye rekordi nga ndeshja mes Interit dhe Barcelonës e sezonit 2019/20.
Ndeshja mes Nerazzurrëve dhe Blaugranëve ndodhet kështu në vendin e dytë, ndërsa një tjetër ndeshje e Champions League nga Milani mbetet në podium këtë sezon: ndeshja kundër Chelseat të Potter, në fazën e grupeve të Championsit. Me atë rast, klubi i AC Milan arkëtoi një shumë prej pak më shumë se 6.8 milionë euro.