Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

86 milionë euro për Mason MOUNT, Chelsea i vë çmimin

Shkruar nga NEWSPORT
86 milionë euro për Mason MOUNT, Chelsea i vë çmimin

Për Mason Mount ky mund të jetë sezoni i fundit me skuadrën e Chelsea-it. Mesfushori anglez nuk ka firmosur ende një kontratë të re me “Blutë e Londrës”.

Prej moshës 6-vjeçare ai iu bashkua klubit anglez. Mirëpo mungesa e marrëveshjes së re ka shtuar aludimet për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Liverpool është interesuar për shërbimet e tij, por gjithashtu edhe Thomas Tuchel që tanimë ka marrë drejtimin e Bayern Munchen. Ai e vlerëson shumë anglezin dhe ka shprehur hapur dëshirën për ta pasur në ekipin e vet.

Problem mbetet vlera që i ka vendosur Chelsea-i për këdo që dëshiron shërbimet e lojtarit. Sipas “Bluve të Londrës” për futbollistin duhen paguar plot 86 milionë euro. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të në merkaton e verës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga