
Te Partizani vazhdojnë të punojnë me merkaton në hyrje. Të kuqtë prej muajsh tashmë janë në kërkim të një lojtari që të mbulojë pozicionin që dikur e mbante Arinaldo Rrapaj.
Dhe më në fund duket se drejtuesit e kanë gjetur futbollistin e kërkuar vjen nga Afrika e Jugut. Roëan Human pritet që shumë shpejt të bëhet futbollist i “Demave”.
Aktualisht është pa ekip dhe luan si mesfushor fantazist. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre dhe pritet që të zbarkojë në Tiranë për të “kopsitur” edhe kontratën.
24-vjeçari përveç ekipeve në Afrikën e Jugut ka luajtur edhe për skuadra nga Izraeli. Vlera e tij në “Transfermarkt” është 850 mijë euro dhe pas shitjes së Itodo Mandelës dhe Baton Zabërgjës do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në Superiore.