
Ditë e bukur për sportin shqiptar, teksa mëson se sot feston ditëlindjen e tij të 80-të, modeli i qytetarisë vlonjatë, Mexhit Haxhiu. Sportisti, trajneri, mësuesi, intelektuali dhe inovatori i futbollit shqiptar ka mbledhur sot në një tryezë të gjithë të afërmit e tij.
Në një ditë ndryshe nga të tjerat, nuk mund të mungonin as dy djemtë e tij, Gerd Haxhiu dhe Saimir Haxhiu. Një nga ish lojtarët e rrallë që kishte kampionati shqiptar, gjendet i shëndetshëm mes nesh duke festuar sot ditëlindjen e tij.
I rrallë në spektaklin që dhuronte dhe i parritshëm në fushën e lojës. Stafi i redaksisë së Newsport.al i uron edhe shumë vite të tjera plot shëndet pranë njerëzve të tij dhe komunitetit të madh të futbollit shqiptar.