Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ardhshëm. Katalanasit kanë hedhur sytë nga Manchester City për transferimin e Joao Cancelos. Por paga e futbollistit është problemi i parë për kalimin e tij në “Camp Nou”.
Cancelo i cili ishte i huazuar te Bayen Munich në merkaton e janarit u rikthye sërish në “Ethiad” pasi bavarezët nuk ushtruan të drejtën e blerjes. Përpos kësaj edhe tekniku i “Citisens”, Pep Guardiola ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij për aktivizimin që duket thuajse i pamundur.
I gjendur në këto kushte, 29 vjeçari po mendo seriozisht kalimin tek Barcelona. Por për të bërë të mundur këtë kalim fillimisht ai duhet të heq dorë nga paga e tij 8 milionë euro që aktualisht përfiton me Manchester Cityn.