
Të enjten e 8 marsit do të luhet supersfida mes Arsenal dhe Milanit, e vlefshme për Europa League. Pikërisht kjo datë përkon me ditën ndërkombëtare të gruas, e cila në Shqipëri trajtohet si festë dhe të gjithë femrat bëhen bashkë duke festuar.
Megjithatë për të gëzuar meshkujt duket se ka menduar Radio Televizioni Shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale është drejtori i departamentit të sportit, Pano Xhixho që njofton se atë ditë do të transmetohet pa pagesë supersfida mes Milanit dhe Arsenalit. Kjo ndeshje do të luhet në orën 19:00 në stadiumin "San Siro" të Milanos.
[gallery columns="1" size="full" ids="209375"]
Poll