
Hamdi Salihi shënoi golin e parë në sfidën e sotme kundër Apolonisë, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë.
Sulmuesi shkodran i hapi rrugën e fitores 3-0 ekipit të tij, ndërsa Xhejms realizoi dopietë duke finalizuar me sukses misionin për kalonin e Skënderbeut në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Por, përveç entuziazmit të këtij triumfi, në Korçë kanë motiv për festë pikërisht rikthimin e Hamdi Salihit te goli.
Shkodrani nuk shënonte prej 7 ndeshjesh radhazi (kampionat dhe Kupë), ndërsa për herë të fundit që e kishte gjetur rrugën e rrjetës ishte sfida ndaj Vllaznisë në Korçë, më 1 tetor në fitoren 3-0 të kampionëve ndaj kuqebluve.
Poll