
Zlatan Ibrahimovic foli në një intervistë të fundit për MediasetSport dhe ndër të tjera ai u pyet për arsyet pse Milani fitoi titullin kampion vitin e kaluar. Sipas 41-vjeçarit, Milani është një klub i madh dhe asngjë nuk vjen nga rastësia teksa synimi i klubit është gjithmonë fitorja.
"A thua se 19 Scudetto janë rastësi? Shtatë Champions League rastësi gjithashtu, gjithë ato emra kampionësh të mëdhenj që kanë veshur këtë fanellë një rastësi dhe sa e sa Topa të Artë të Milanit një rastësi...
Ky është Milan dhe duhet të fitojne gjithmonë, jo rastësisht. Jemi tek Milan për të fituar dhe nëse fituam është sepse jemi Milan, jo sepse rastisi. Sa herë fitohet diçka, hyn në histori dhe Scudetto e vitit të kaluar hyri në histori, por jo rastësisht, por sepse jemi Milan. E ndjej veten akoma numri 1. Kthehem tani dhe do ndryshojë muzika."- u shpreh suedezi.