
Pavarësisht se sytë e të gjithëve janë përqëndruar drejt Europianit, merkato nuk ndalet, madje as spekulimet e saj. Nga Spanja raportojnë se Barcelona po planifikon goditjet e rradhës në merkato për të forcuar ekipin.
I pari që po planifikohet të transferohet është Aron Ramsey. Uellsiani që do të jetë në Europian me Kombëtaren e tij, ka qenë ndër lojtarët më të dalluar tek Arsenali në vitet e fundit dhe kjo gjë ka sjellë interesimin e madh të Barcelonës.
Shifra e klauzolës së tij është plot 60 mln euro, të cilët skuadra e Luis Enriques është e gatshme t’a paguajë këtë shumë të madhe pasi e shohin vërtet si një lojtar me potencial për të ardhmen.
Poll