
Manchester United është një prej skuadrave më aktive në këtë merkato vere. “Djajtë” kanë arritur marrëveshjen me Mason Mount nga Chelsea, ndërkohë që po vazhdojnë bisedimet me Interin për Andrea Onanën. Ky i fundit shikohet si zëvendësuesi ideal i David de Geas.
Gjithashtu drejtuesit një vëmendjen të madhe i kanë kushtuar sulmit, pasi prej kohësh kërkojnë një lojtar që të sigurojë gola. Në radarët e drejtuesve ka përfunduar superylli i Atalantës. Bëhet fjalë për Rasmus Hojlund, i cili ka arritur të shënojë 10 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 20 ndeshje.
Sipas “The peoples Person” bëhet e ditur se anglezët janë të gatshëm të zbarsin arkat e klubit për të siguruar shërbimet e danezit. Plot 60 milionë euro ofrojnë “Djajtë” për 20-vjeçarin. Një shumë që vështirë të refuzohet nga skuadra italiane.
Nga “Transfermarket”, Hojlund vlerësohet 45 milionë euro dhe nëse arrin të kalojë në “Old Trafford” do të ishte një shitje rekord për Atalantën.